• Demosthenes

    "Çdo diktator është një armik i lirisë."

  • Nedo Fiano

    "Ai që harron, bëhet palë me vrasësit." 

Dinjitet për të kaluarën, drejtësi për të ardhmen

Ne punojmë për të ruajtur kujtesën historike, për të kërkuar drejtësi dhe për të forcuar ndërgjegjen shoqërore mbi pasojat e diktaturës.

Dëshmojmë historitë.
Organizojmë nisma publike.
Ndjekim iniciativa ligjore.
Edukojmë brezat e rinj.

Ariadna Veliu

PROJEKTET E REJA

AKTIVITET EDUKATIV

Projekti "Past for the Future" - Promovimi i kujtesës historike me nxënësit e shkollave të mesme.

KONFERENCË

NGA DIKTATURA NË SUNDIMIN E LIGJIT - Të Drejtat e Njeriut, Kujtesa Historike dhe Vlerat Europiane.

URAN KOSTRECI

TRASHËGIMIA E LIRISË - Takim kulturor dhe letrar ku do të bëhet dhe promovimi i Librit "Pabesia".
Dëshiron të jesh pjesë e projekteve tona?
DËSHMI

FOTO DOMETHËNËSE

GALERI

Misioni vazhdon...

Misioni i TePerndjekurit.al është të ruajë kujtesën historike të ish-të përndjekurve politik, të mbrojë dinjitetin e tyre dhe të kontribuojë në kërkimin e drejtësisë. Ne punojmë që vuajtjet e tyre të dokumentohen, të njihen dhe të mos harrohen, duke forcuar ndërgjegjen shoqërore mbi pasojat e diktaturës.

Përmes projekteve dokumentuese, nismave ligjore, aktiviteteve edukative dhe hapësirave të dialogut publik, ne synojmë t’i japim zë këtij komuniteti dhe t’i ofrojmë brezave të rinj njohuritë e nevojshme për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor.

Institucione Partnere

NA GJENI NË HARTË

TePerndjekurit.al – Të dedikuar për ruajtjen e kujtesës historike dhe mbrojtjen e të drejtave të ish-të përndjekurve politik në Shqipëri.

Kontakte

info@teperndjekurit.al
Rruga e Durrësit, pas Kafe “Flora”, Tiranë

Keni Pyetje? Telefononi!

+ 355 69 37 39 980

TePerndjekurit.al © 2026